Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
Nëse pasaporta është e vlefshme 2 muaj (60 ditë) nga data e kthimit, ju nuk do të lejoheni të udhëtoni.
Nëse pasaporta është e vlefshme 2-6 muaj nga data e kthimit, ju do të lejoheni të udhëtoni kundrejt një pagese shtesë prej rreth 125 të cilën do e paguani në aeroportin e Antaljas.