Pishinat me te bukura ne Antalja

Deti eshte fantastik, por askush nuk mund ta mohoje sa te kendshme i ben pushimet nje pishine e bukur. Mendo kenaqesine e nje zhytjeje te shpenguar, bisedat e embla, atmosferen festive dhe nje koktejl buze pishines. Shtoji ketyre edhe castet clodhese me pamje spektakolare. Antalja eshte e famshme per pishina, por midis tyre zgjodhem disa nga me te bukurat. 


1. Gloria Serenity Resort

Bej pushime te Gloria dhe do te notosh ne pishinat me te bukura qe ke pare ndonjehere. Ka 2 pishina perrallore qe bejne gare me njera tjeren nga bukuria. Eshte njera si lume qe me elegance shtrihet midis qipariseve shtatlarte duke reflektuar nje kthjelltesi dhe ngjyre te cilave veshtire se mund t’u rezistosh. Per me teper, me uje deti.  Pastaj, ajo pishina me uje te embel!  E zhytur ne gjelberimin e pishave eshte privilegj i kujtdo qe kerkon qetesi dhe privatesi.


        

2. Alibey Resort Side

Ka shume pishina te Alibey. Por njera prej tyre eshte krijuar per ata qe nuk duan te dalin nga uji. E hijeshuar nga pishat, ky objekt kenaqesie me forma joshese krijon edhe 3 pishina te tjera. Zhytu, kridhu, noto dhe mahnitu me natyren perreth. Me baret qe jane vetem dy hapa larg, perfito ne maksimum nga kenaqesite Ultra All Inclusive.    




3. Rubi Platinum Resort

Sikur kaltersia e pishinave te Rubi konkurron me kaltersine e detit. Ndjesia e pafundesise dhe hapesires behet me e bukur nga muzika dhe atmosfera festive qe sundon buze pishinave.  Shezlongjet gjysme te zhytur ne uje jane ideale per nje eksperience te vertete relaksi dhe freskie. Mos harro te shijosh koktejlin nderkohe.




4. Gural Premier Belek

Ketu problemi me i madh eshte manaxhimi i kohes midis pishinave, akuaparkut dhe plazhit te gjere ranor. Pishina qendrore e ngritur mbi nivelin e detit ju ofron pamje spektakolare, shezlongje superkomode dhe relaks total. Me poolbarin, restorantin dhe sherbimin 24 ore falas nuk te mbetet tjeter vecse te shijosh pushimet ne maksimum.   




 

5. Royal Adam & Eve

Me format e veta perfekte gjeometrike, me shtreterit  bardhe dhe komode, me pamjen spektakolare nga deti dhe me nje ndertese ultra moderne ne sfond, eshte padyshim nje nga pishinat me te bukura ne Antalja.





6. Gural Premier Tekirova

Kush ka nevoje per pishine kur deti eshte perrallor! Por..prit, mos u nxito! Pergatitu per nje eksperience ujore te paharruar. Nje pishine e bukur e madhe eshte prezantimi i pare me Gural Premierin. Perballe deti dhe ne sfond malet si kurore. Gjate oreve te nxehta te veres kjo pishine shnderrohet ne nje oaz freskues dhe relaksues, larg nga zhurma festive e akuaparkut.     





7. Alibey Club Manavgat

E dije qe ka 4 pishina fantastike pervec dhjeterave te akuaparkut? Merr nje liber, nje pije freskuese dhe shijo qetesine mes nje gjelberimi marramendes. Ose kridhu ne ujera te ceketa dhe te thella. Bej foto ne urat dekorative apo noto drejt kendeve me hidromasazh. Nje bote uji zbavitese per cdo moshe.